SOL (Sharing One Language ) është një organizatë jo-fitimprurëse e cila është e regjistruar si një institucion bamirësie që nga vitin 1991 nga drejtori i tanishëm.
SOL angazhohet për :
Mbështetjen profesionale të mësimdhnësëve të gjuhës Angleze
Ofrimin e kurseve të gjuhës angleze për nxënës,studentë dhe mësimdhënës me buxhet të ulët në Mbretërinë e Bashkuar.
Rrjetëzimin me shkollat /fakultetet për mbështetje në arsimim të nxënësëve/studentëve.
Inkurajimin e mirëkuptimit të përbashkët mes vendeve të Europës Lindore dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Cfarë bëjmë ne :
SOL ju ofron studentëve dicka që nuk e kanë në shkollën ose vendin e tyre-zhytjen e thellë në gjuhën dhe kulturën angleze.
Ne zhvillojmë besimin në përdorimin e gjuhës Angleze dhe natyrisht besim i përmisuar nënkupton motivim më të mirë dhe përparim të përshpejtuar.
Fokusi i secilit program janë vizitat dhe koha me familje.Aftësitë vëzhguese janë shumë të rëndësishme. Pra biseda me njerëzit lokal,bërja e pyetjeve për ta,dyqanet hulumtuese,historia lokale,diskutimi i ushqimit,kuptimi i rëndësisë së bamirësisë ,vullnetarizmit dhe njohja e rëndësisë së Detit në formimin e historisë sonë dhe jeta e përditshme janë të paraqituara fuqishëm në cdo program.
Një ditë e zakonshme në SOL ka tri elemente kryesore
Mbrëmjet dhe të dielat kalohen me familjet mikpritëse lokale.Familjet tona janë të rëndësishme në ofrimin e ‘’shtëpisë’’ për qëndrimin. Koha me një familje britaneze jep një njohje më të thellë në kulturën Britanze dhe poashtu ju jep studentëve mundësinë të praktikojnë aftësitë gjuhësore në një ambient relaksues dhe mbështetës.
Secilën ditë organizojmë një vizitë në vendet e afërta me interes.Shumica e ekskurzioneve janë gjysëm ditore me pjesën tjetër në qendrën e SOL-it! Në secilën vizitë do të jetë një ciceron i cili përmes storieve dhe informatave siguron një prapavijë kulturore.
Në qendrën e SOL-it,stafi jonë do të diskutojë me studentës informatat nga familjet e tyre,vizitat dhe poashtu i përgadit ata për vizitat e ardhshme. Ata i përgadisin për intervistimin e njerëzve dhe ndihmojnë dhe në prezantimet e tyre.
Në ditën e fundit studentët përgadisin prezantimet e tyre. Të gjitha orët në qendrën tonë janë intereaktive të cilat përfshijnë :punë në tërren,lojëra,punë kreative dhe shfaqje,pra sigurohemi që cdo student po e përdor gjuhën Angleze për komunikim.
I gjithë stafi jonë i përfshirë në programe janë përzgjedhur për ekspertizën,përvojën dhe aftësinë për krijimin e besimit i cili është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e besimit për të përdorur Anglishten e vërtetë!
Lista e cmimeve për program është në dispozicion në faqen e internetit ,për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni kordinatoren e SOL-it për Kosovë Festa Shabani festa.shabani@hotmail.com poashtu pëlqejeni faqen në facebook https://www.facebook.com/SOL-Kosovo-455178838005047/?fref=ts
Ju faleminderit!
SOL-Kosova
Selpi Poshka
For information please contact:
Selpi Poshka: selpi.v@hotmail.com or SOL direct on sol@sol.org.uk